Nisin hetimet për grupin e të miturve që dyshohej për 11 vjedhje në Ferizaj

Njësiti i Hetimeve i stacionit policor në Ferizaj ka arritur të identifikojë një grup të miturish të dyshuar për një sërë vjedhjesh të kryera gjatë muajve të fundit në këtë komunë/

Siç bëhet e ditur në njoftim pas një hetimi disa mujor, policia ka zbardhur gjithsej 11 raste, ku cak ishin marketet, lokalet afariste dhe hapësirat banesore, njofton Dukagjini.

Hetuesit policorë ranë në gjurmët e një grupi të miturish, të cilët në bashkëkryerje dyshohet se vodhën biçikleta, skuterë, telefona mobilë dhe para të gatshme në lokacione të ndryshme.

Gjatë punës hetimore, policia analizoi pamjet e kamerave të sigurisë, intervistoi shumë dëshmitarë nga vendet e ngjarjes dhe bashkëpunoi me njësi policore të rajoneve të tjera, duke arritur të dokumentojë 11 raste të ndodhura në disa rrugë të këtij qyteti.

“Si rezultat i hetimeve, më datë 13.01.2026, në rrugën ‘Ahmet Kaçiku’ në Ferizaj, janë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor pesë persona të mitur të dyshuar. Gjatë procesit të analizimit dhe krahasimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, janë identifikuar katër persona të dyshuar dhe janë zbuluar gjithsej 11 raste. Të gjitha rastet janë kompletuar veç e veç dhe do të procedohen në Prokurorinë Themelore në Ferizaj. Veprimet hetimore janë zhvilluar nën autorizimin e prokurorit të shtetit nga Departamenti për të Mitur. Po ashtu, janë njoftuar dy Qendra për Punë Sociale dhe prindërit e të miturve të përfshirë, për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika