Një 16 vjeçare raporton që u dhunua për dy muaj në Gjilan

Një 16 vjecare ka raportuar që është dhunuar nga disa persona në një fshat të Gjilanit. Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për rastin ndërsa mbrojtja e viktimës thanë se eshte edhe një person i tretë i përfshirë

Komuna e Gjilanit

Një ngjarje shumë e rëndë po dyshohet që ka ndodhë në fshatin Velekincë të Gjilanit, gjatë muajve mars e prill të këtij viti.

Ketu po dyshohet që është dhunuar një 16 vjecare të paktën nga dy persona.

Ajo këtë rast e ka denoncuar tek tani në polic, ndërsa organet e rendit kanë intervistuar të njëjtën dhe kanë marrë veprime ndaj të dyshuarve.

“E mitura ka deklaruar se është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj të moshës madhore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ndërkohë, RTV Dukagjini merr vesh se viktima e këtij rasti dyshohet se është dhunuar për dy muaj me radhë.

Për rastin në fjalë tashmë në prangat e policisë kanë rënë dy të dyshuar, të cilët sipas informatave janë vëllezër.

Por, në këtë rast duket se ka të përfshirë edhe një person tjetër.

Një gjë të tillë e pohon mbrojtësi i viktimës, Driton Hashani.

“Unë jam avokati mbrojtës i viktimës. Pra, tre janë të dyshuar, dy janë të arrestuar e personi i tretë është në kërkim. Kaq mundemi me jap informata për momentin”, ka thënë Hashani.

Televizioni ka kërkuar detaje për rastin edhe nga Prokuroria e Gjilanit por të njejtit nuk janë përgjigjur gjatë ditës.

Ndërkohë, për RTV Dukagjinin, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra, ka konfirmuar se kanë pranuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, ndërsa seanca dëgjimore do të mbahet të premten.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika