Një burrë 50-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë në Annecy të Francës, pas një sulmi me shkop bejsbolli, raportoi media franceze L’idependant.
Ngjarja ndodhi të dielën në mesditë, ndërsa autorët e dyshuar u larguan menjëherë pas sulmit.
Viktima është goditur në fytyrë nga një ose më shumë persona dhe ka ndërruar jetë të hënën në mëngjes në spital.
Sipas raportimit, viktima ishte më parë e njohur nga policia, por detajet për shkeljet e tij nuk janë bërë publike.
Është hapur hetim për “vrasje me qëllim”, i cili po kryhet nga Divizioni i Kriminalitetit të Organizuar dhe Specializuar (DCOS).
