Të dielën e 21 gushtit, një shtatë vjeçar ka humbur jetën në shtëpinë e tij në Gjakovë, si pasojë e kontaktit me rrymë elektrike.
“21.08.2022, 19:20, është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet si pasojë e kontaktit me energji elektrike ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.
Po ashtu, sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore(IML) për obduksion.