Një e mitur sulmohet seksualisht nga tre persona në Podujevë

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur më 2 nëntor të këtij viti rreth orës 13:00, në Podujevë. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar

Ilustrim

Një femër e mitur është sulmuar seksualisht nga tre persona të tjerë.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur më 2 nëntor të këtij viti rreth orës 13:00, në Podujevë.

“Podujevë 02.11.2022 – 13:00. Më 18.11.2022 viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga tre persona të dyshuar”, thuhet në raport.

Tutje siç bëhet e ditur në raport, është njoftuar prokurori për të mitur dhe zyrtari i Qendrës për Punë Sociale gjersa theksohet se hetimet janë duke vazhduar.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika