Një ekip nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës niset drejt Turqisë

Gjashtë anëtarë nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës janë nisur drejt Turqisë

Një ekip prej gjashtë anëtarësh nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës, të enjten e nëntë shkurtit është nisur drejt Turqisë.

Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Turqisë në Prishtinë, përmes një njoftimi në Facebook.

“Sot në mëngjes, një ekip prej 6 anëtarësh të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të Kosovës u nisën për në vendin tonë për të marrë pjesë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit në zonat e tërmeteve. Falënderojmë ekipin e KSRA”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, po realizon me sukses të lartë operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmetit shkatërrimtar.

Ai ka bërë të ditur se ekipi i kërkim-shpëtimit nga Kosova, po operon në rajonin Hatay në Turqi, i cili siç thotë Mehaj është rajoni më i goditur.

“Kontingjenti i FSK-së në Republikën e Turqisë që nga orët e hershme të mëngjesit është duke operuar në provincën Hatay të Turqisë në mbështetje të autoriteteve turke për kërkimin dhe shpëtimin e jetëve të njerëzve nën gërmadha”, ka thënë ai.

Mehaj shtoi se specialistët e kërkim-shpëtimit urban dhe ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të zbarkuar para dy ditësh në Republikën e Turqisë, me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë janë duke zhvilluar operacionet e kërkim-shpëtimit në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës.

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, ka kaluar mbi 16 mijë.

Gjatë natës, ekipet e shpëtimit vazhduan të kërkojnë për të mbijetuar mes rrënojave të strukturave të shembura, por shpresat për të gjetur më shumë njerëz të gjallë shkojnë duke u zvogëluar, pasi kanë kaluar më shumë se tri ditë që nga goditja nga tërmetet.

Përpjekjet e shpëtimit janë penguar nga temperaturat e ulëta dhe qindra pasgoditje, të cilat e kanë bërë veçanërisht të rrezikshme punën në strukturat e paqëndrueshme.

Në Turqi, mbi 60,000 njerëz janë plagosur dhe më shumë se 12,873 kanë humbur jetën, sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive.

Në Siri janë raportuar mbi 2,900 viktima.

Tërmeti i parë i 6 shkurtit ishte 7.8 ballësh me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, vizitoi të mërkurën provincën e Hataitit, e cila është goditur rëndë, prej ku banorët kanë kritikuar përpjekjet e qeverisë, duke thënë se ekipet e kërkim-shpëtimit shkuan me vonesë.

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri arrin në mbi 16 mijë

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika