Një familje shqiptare 6-anëtarëshe kthehet nga Gaza, arrin në Shqipëri

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka njoftuar se një familje shqiptare 6-anëtarëshe është evakuuar nga Gaza

Foto: Igli Hasani

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka njoftuar se një familje shqiptare 6-anëtarëshe është larguar sot nga Gaza dhe se do t’i bashkohet pjesës tjetër të familjes që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të këtij muaji.

Hasani ka bërë të ditur se ky “operacon sfidues” ka përfunduar me sukses falë bashkëpunimit të diplomatëve në Tel Aviv e Kajro, dhe Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe të Egjiptit.

“Operacioni sfidues përfundoi me sukses sot në mesditë, falë bashkëpunimit të diplomatëve tanë në Tel Aviv dhe Kajro si dhe Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Egjiptit. Mirënjohje të gjithë kolegëve të përfshirë në këtë proces”, ka shkruar ministri Igli Hasani.

Kujtojmë se nga fillimi i konfliktit në mes të Hamasit dhe Izraelit më 7 tetor të këtij viti, sipas institucioneve shëndetësore palestineze, janë vrarë mbi 11 mijë palestinezë, prej të cilëve dy të tretat gra dhe fëmijë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika