Një foshnje 29-ditëshe vdes nga i ftohti në Gaza, paralajmërohet rrezik më i madh në kampet me tenda

Me rënien e temperaturave të dhjetorit në Gaza, tendat prej najloni ku strehohen mijëra familje palestineze nuk po ofrojnë mbrojtje nga i ftohti.

Çdo natë, Eseid Abdeen përpiqej ta mbante ngrohtë djalin e tij të porsalindur, duke e mbuluar me disa batanije dhe duke e kontrolluar herë pas here me dritë për t’u siguruar se ishte mirë, shkruan AP, transmeton Dukagjini.

Por të mërkurën në mbrëmje, foshnja 29-ditëshe, Saeed, nuk reagoi më. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Nasser, ku mjekët konfirmuan se kishte ndërruar jetë nga hipotermia.

Sipas stafit mjekësor, Saeed ishte foshnja e dytë që ka vdekur nga i ftohti ditët e fundit në këtë spital.

Mjekët thanë se foshnja kishte lindur para kohe dhe ishte nën peshën normale.

Temperatura e trupit të tij ishte vetëm 30 gradë Celsius, shumë më poshtë nivelit kritik, dhe pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ai ndërroi jetë në orët e para të së enjtes.

“Nuk pushova kurrë së frikësuari për të dhe u përpoqa ta mbaja ngrohtë, por është shumë ftohtë,” tha nëna e tij, Rawya Abdeen, për Associated Press.

Temperaturat gjatë natës në Gaza kanë zbritur deri në 6 gradë Celsius ditët e fundit.

Drejtori i pediatrisë në Spitalin Nasser, Dr. Ahmed al-Farra, paralajmëroi se raste të tjera të ngjashme janë të pashmangshme nëse nuk përmirësohen kushtet në kampet me tenda, ku familjet janë të ekspozuara ndaj erës dhe të ftohtit.

“Foshnjat, sidomos ato të lindura para kohe, janë shumë të rrezikuara sepse nuk kanë shtresë të mjaftueshme dhjamore dhe humbasin shpejt energjinë trupore,” tha ai.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, numri i viktimave nga stuhia e fortë që goditi territorin javën e kaluar ka shkuar në 13 persona. Mes tyre janë 11 persona që humbën jetën nga shembja e ndërtesave të dëmtuara nga reshjet e dendura, si dhe dy foshnja që vdiqën nga i ftohti.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika