Një grua 59-vjeçare gjendet e vdekur në kanalin e Ibër-Lepencit

Një grua 59-vjeçare me inicialet R.M. është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në kanalin e Ibër-Lepencit, në komunën e Zubin Potokut.

Policia ka njoftuar se rreth orës 07:20 ka pranuar informatën se viktima kishte dalë nga shtëpia e saj në orët e hershme, rreth orës 06:40, dhe dyshohej se kishte rënë në kanal.

Pas kërkimeve në terren nga njësitë policore dhe zjarrfikësit, trupi i pajetë u gjet rreth orës 08:00, afërsisht tre kilometra nga vendi ku dyshohej se kishte rënë.

Në vendngjarje ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen, ndërsa policia dhe njësitë e hetimeve rajonale kanë nisur procedurat hetimore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke vijuar me veprimet e nevojshme ligjore në koordinim me institucionet relevante.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika