Një grua është dërguar pa shenja jete në Emergjencë në mbrëmjen e së premtes në Gjakovë.
Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’iu nënshtruar obduksionit, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të vdekjes.
“Rr. Mbretëresha Teutë, Gjakovë 19.12.2025, 23:00. Është raportuar se në Emergjencë është sjellë pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Sipas mjekut viktima nuk ka pasur shenja të dhunës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.