Një i vdekur dhe 860 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit një person ka vdekur nga COVID-19 dhe 860 qytetarë kanë rezultuar pozitiv

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të IKSHPK-së ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit një person ka humbur jetën dhe 860 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë.

Numri i rasteve aktive është 6 mijë e 925, ndërsa numri i të shëruarve është 1 mijë e 155.

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 7 qytetarë, me dozën e dytë të vaksinës janë vaksinuar 824 mijë e 313 qytetarë, me dozën e tretë të vaksinës janë vaksinuar 104 mijë e 801 qytetarë, me dozën e katërt të vaksinës janë vaksinuar 1 mijë e 592 qytetarë ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 60 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar ditë më parë dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 edhe për personat mbi 12 vjeç. Në këtë grup përfshihen personat që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 së paku pesë muaj më parë.

Të martën e 28 qershorit Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje qytetarëve të marrin vaksinën përforcuese.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika