Një i vdekur dhe një i lënduar nga një aksident me motoçikletë në Shtupeq të Rugovës

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti me motoçikletë në Shtupeq të Rugovës dhe një tjetër është lënduar, i cili po ashtu ka qenë në këtë motoçikletë.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një aksident me motoçikletë[motor katër rrotësh] ka ndodhë rreth orës 16:40, në Shtupeq të Rugovë, në të kanë qenë dy persona, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë dhe tjetri ka marrë lëndime trupore. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. I vdekuri është i moshës rreth 40-41 vjeçare”, ka thënë Gashi për Dukagjinin.

Ai tha se në vendngjarje kanë dalë njësitet kompetente dhe prokurori i shtetit, ndërsa i lënduari është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika