Një i vdekur e 1 mijë e 84 raste me COVID-19 të shtunën në Kosovë

Të shtunën e 16 korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 2 mijë e 811 testime, 1 mijë e 84 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa një qyetar e ka humbur betejën me virusin

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të shtunën ka informuar se nga 2 mijë e 811 testime, 1 mijë e 84 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.

Të shtunën janë shëruar 406 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227 mijë e 509.

Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 4 mijë e 902.

Postimi i Ministrisë së Shëndetësisë për gjendjen aktuale me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë dhënë 293 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Që nga fillimi i vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë një milion e 832 mijë e 519 doza të vaksinës.

Deri më sot, 823 mijë e 974 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërsa, doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë 103 mijë e 863.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika