Një kontingjent ushtarak britanik do të vijë në Kosovë, stërvitje e përbashkët në mes KFOR-it dhe FSK-së

Stërvitja rutinë që pritet të fillojë më 27 shtator në mes KFOR-it dhe FSK-së, do të rrisë numrin e trupave ushtarak në vend. Kësaj stërvitje do t'i bashkohet edhe një kontigjent ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar, i cili do të largohet nga Kosova pas përfundimit të stërvitjes

Pjesëtarë të KFOR-it në Kosovë

KFOR-i ka bërë të ditur se nga 27 shtatori deri më 2 nëntor të këtij viti, Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO (KFOR) do të kryejë një stërvitje rutinë me një nga njësitë e tij, me ç’rast do të bëhet një rritje e përkohshme e numrit të trupave në terren.

Përmes një komunikate për media, KFOR-i bën të ditur se një kontigjent ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar do të arrijë në Kosovë më 11 shtator, për aktivitetet e njohjes dhe integrimit me asetet dhe personelin e KFOR-it përpara stërvitjes.

“Një kontingjent ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar do të arrijë në Kosovë më 11 shtator për aktivitetet e njohjes dhe integrimit me asetet dhe personelin e KFOR-it përpara ushtrimeve”, shkruan KFOR.

Aktivitetet stërvitore të njësive do të bëhen me qëllim të ruajtjes së nivelit të lartë të gatishmërisë e njëherësh, edhe për ruajtjen e një mjedisi të sigurt.

“Njësitë do të kryejnë aktivitete trajnuese për të ruajtur nivelin e lartë të gatishmërisë dhe kontributin e tyre për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë popullin e Kosovës, siç është mandatuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”, thuhet tutje në njoftim.

Përfundimi i stërvitjes shënon edhe largimin e kontigjentit ushtarak nga Kosova.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika