Një muaj paraburgim ndaj vajzës që theri me thikë babain e saj në Shtime

I është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurës që ka therur me thikë babain e saj në Shtime, gjatë kësaj të hënëje

Gjykata Themelore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të dyshuarës për kryerjen e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

E pandehura, të hënën, i ka shkatuar lëndime të lehta trupore (me thikë) babait të saj pas një fjalosjeje verbale në mes tyre.

Lexo më shumë: Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

“E njëjta kishte kërkuar nga i dëmtuari ta ndërpresë telefonatën me vajzën e tij, e pandehura bëhet nervoz dhe e godet të dëmtuarin në anën e djathtë në pjesën e gjoksit, me një thikë-mjet, me të cilin mund t`i shkaktojë lëndime të rënda trupore ose dëmtim të rëndë të shëndetit, e pasi del në oborr dhe e godet me gurë në pjesë të trupit, i dëmtuari ka marrë tretman mjekësor dhe posedon raport mjekësor nga QKMF në Shtime”, ka njoftuar Gjykata Themelore në Ferizaj.

Me këtë rast, palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

“Më datë 06.05.2024 rreth orës 21:40, policia e Shtimes ka pranuar një informatë se në Shtime është një rast i lëndimit trupor. Pas një mosmarrëveshje, dy persona kanë marrë  lëndime të lehta trupore, ndërsa dyshohet se njëri person është lënduar me mjet të mprehtë-thikë nga vajza e tij. Palët e involvuara në rast janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente ne Shtime. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhrin e tij e dyshuara ndalohet për 48 orë dhe dërgohet në qendrën e ndalimit Ferizaj”, kishte thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, lidhur me rastin për Dukagjinin.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika