Një muaj paraburgim për Arijan Sijarinën, i dyshuar për “vrasje në tentativë” në Prishtinë

"Caktohet masa e paraburgimit kundër të pandehurit A.S për shkak të dyshimit se ka kryer tri vepra penale"

Gjykata Themelore në Prishtina ia ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Arijan Sijarinës, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë” ne lagjen Kolovicë, në Prishtinë.

Siç theksohet në njoftim, ai dyshohet se ka kryer veprat penale si “vrasje e rëndë e mbetur në tentativë, asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.S dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Paraburgimi i caktohet në bazë të nenit 184 par 1. nën par. 1.1 dhe 1.2 pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së. Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake ka konstatuar se moscaktimi i masës së paraburgimit, do të kishte për pasojë që i pandehuri do të asgjësojë, fshehë, ndryshojë apo falsifikojë provat e veprës penale dhe do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, po ashtu gjykata ka konsideruar se më lënien e tij në liri ekziston mundësia e përsëritjes së veprës penale apo kryerjes së ndonjë vepre tjetër te natyrës se njëjtë apo të ngjashme apo përfundimi i veprës se mbetur në tentativë”, thuhet në njoftim.

Siç njofton gjykata, kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika