Një muaj paraburgim për Danijel Vasiljeviqin

Një muaj paraburgim i është caktuar Danijel Vasiljeviqit, i cili dyshohet për ngacmim të vajzës së kryetarit të Komunës së Shtërpcës

Danijel Vasiljevic

Një muaj paraburgim i është caktuar Danijel Vasiljeviqit, i cili dyshohet se e ka ngacmuar vajzën e kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, përmes rrjeteve sociale.

I riu është denoncuar për ngacmim në Polici nga kryetari i Shtërpcës nga Lista Serbe, Dalibor Jevtiq. Familja Vasiljeviq thotë se janë duke u sulmuar vetëm për shkak se janë opozitë e Listës Serbe.

Më datën katër shtator, Policia e Kosovës e ka arrestuar Danijel Vasiljeviqin, pasi ky i fundit dyshohet se e ka ngacmuar vajzën e kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, në rrjete sociale.

Avokati i të arrestuarit ka folur për Portalin Dukagjini, në lidhje me mundësinë që Vasiljeviq të ketë hyrë në grevë urie, pasi edhe familja e tij ka thënë se klienti i tij është arrestuar padrejtësisht për shkak të ”presioneve politike, sidomos të kryetarit të qytetit të Shtërpcës, Dalibor Jevtiq.

Ndërsa, Goran Vasiljeviq i cili është babai i Danijel-it, ka thënë për Portalin Dukagjini, se i biri tij është arrestuar pasi nuk e përkrah Listën Serbe.

Ai është shprehur se ky është një arrestim politik, ku kryetari i Shtërpcës, Dalibor Jevtiq e ka akuzuar atë për kërcënime, ndërsa policia e ka arrestuar pa pasur ndonjë provë konkrete.

Sipas të atit të të arrestuarit, ata po përdorin lidhjet e tyre në polici dhe në prokurori për të mbajtur djalin e tij në paraburgim.

Ai bëri të ditur se “nëse djalit të tij, të mërkurën i vazhdohet masa e paraburgimit pa asnjë provë, ai dhe familja e tij do të hyjnë në një grevë urie para Prokurorisë Themelore në Ferizaj”.

Arrestohet Danijel Vasiljeviq për shkak të shkrimeve në Facebook kundër kryetarit të Shtërpcës, Dalibor Jevtiq

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika