Një muaj paraburgim për pesë policët pas vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj pesë zyrtarëve policorë të Kosovës, të cilët dyshohen për përfshirje në një ndërhyrje policore që përfundoi me vdekjen e një të riu 27-vjeçar.

Prokuroria ka kërkuar paraburgimin e tyre nën dyshimet për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë duke caktuar masën e paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve E.B., L.RR., A.K., A.R. dhe I.N., në kohëzgjatje prej një muaji për secilin, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Vrasje nga pakujdesia”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Sipas njoftimit, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtarja e procedurës paraprake vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate në këtë fazë të procedurës, dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

“Të pandehurit E.B., L.RR., A.K., A.R. dhe I.N. dyshohen se me datë 07.07.2025, rreth orës 00:10, në rrugën “Hajredin Bajrami” në Lipjan duke vepruar në bashkëkryerje nga pakujdesia kanë privuar nga jeta, tani të ndjerin A.Z.”

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 7 korrikut në Lipjan, ndërsa në mbrëmje janë arrestuar të gjithë pesë policët e përfshirë në rast.

I ndjeri, Agon Zejnullahu, sipas njoftimeve të Policisë, dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe në një gjendje të trazuar, duke sulmuar automjete dhe kalimtarë, para se të ndalohej nga zyrtarët policorë.

Pas seancës dëgjimore të mbajtur të mërkurën, avokati i njërës prej palëve mbrojtëse, Besnik Berisha, deklaroi se ky është një rast i rëndë që ka tronditur opinionin publik, por që sipas tij, “këta zyrtarë nuk kanë kontribuar dhe as nuk kanë shkaktuar vdekjen”.

“Sot u kërkua masa e paraburgimit vetëm për një arsye, sepse raportet janë të acaruara mes palës së dëmtuar dhe zyrtarëve policorë të arrestuar”, theksoi Berisha, duke shtuar se ende nuk është bërë e qartë as nga mjekësia ligjore shkaku i saktë i vdekjes, e as roli konkret i ndonjërit prej të dyshuarve në këtë tragjedi.

Ai gjithashtu kritikoi reagimin publik, duke thënë se “Policia e Kosovës po etiketohet dhe linçohet padrejtësisht, pa pasur ende një pasqyrë të qartë të ngjarjes apo rezultate të hetimeve mjeko-ligjore”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika