Një person bie në greminë në Bjeshkët e Istogut, Policia jep detaje

Një person ka rënë në greminë në Bjeshkët e Istogut në fshatin Studenicë. Nuk dihet nëse personi është ende i gjalë sepse nuk është nxjerruar akoma nga vendi ku ka rënë

Gjatë ditës së sotme, një person ka rënë në greminë në Bjeshkët e Istogut në fshatin Studenicë.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se nuk dihet akoma nëse personi është gjallë sepse nuk është nxjerrë ende nga vendi ku ka rënë.

“Rreth orës 12 policia e stacionit në Istog është njoftuar se në Bjeshkët e fshatit Studenicë, një person ka rënë në greminë edhe janë njoftuar policia, zjarrfikësit janë nisë në atë drejtim dhe qytetarët, ta shohim tash në vazhdim për detaje më të reja. Ende nuk dihet nëse personi është gjallë, ka marrë lëndime të rënda apo të lehta, pasi që nuk është nxjerrë ende nga vendi ku ka rënë”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika