Një person gjendet pa shenja jete në Pejë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në Pejë, në afërsi të një veture. Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetim

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në mbrëmjen e së mërkurës në Pejë.

Në raportin 24-orësh thuhet se policia pasi ka marrë informatën ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka parë një person të shtrirë pranë një veture me targa vendore.

Në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti vazhdon të jetë nën hetim.

“Rr. KFOR-it, Pejë 03.05.2023-20:25. Pas marrjes së një informate se një person gjendet i shtrirë në rrugë, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se pranë një veture me tabela vendore gjendet person i shtrirë. Në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika