Një person humb jetën në aksident trafiku në Rahovec

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Rahovec, ku një person ka humbur jetën.

Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:25, në rrugën “UÇK”, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës, një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Ai fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Rahovec, e më pas në Spitalin Rajonal të Gjakovës, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Policia bën të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me urdhër të prokurorit.

Ndërkohë, drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Prokurori i rastit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, deri në përfundim të procedurave hetimore.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika