Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është raportuar i zhdukur në Prizren.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, vendndodhja e tij nuk dihet që nga 28 dhjetori teksa tashmë kanë nisur hetimet, njofton Dukagjini
“Rr. Gjin Muzaka, Prizren 28.12.2025 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vend ndodhja e tij”, thuhet në raportin policor.