Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për dyshimet për plagosje dhe rrëmbim të një qytetari serb në Leposaviq, duke e cilësuar incidentin si “jo vetëm provokim, por sulm që rrezikon paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin”.
Sipas Osmanit, menjëherë pas ngjarjes, ajo ka kërkuar përkrahjen e aleatëve amerikanë dhe evropianë.
“Deri në këto momenti nga momenti kur ka ndodhur plagosja, si presidente jam angazhuar menjëherë që të marrim përkrahje të plotë të aleatëve tanë amerikanë dhe evropianë dhe të gjithë janë të angazhuar. Sepse siç e dini KFOR amerikan ka dalë në terren bashkë me policinë e Kosovës, përderisa ata nuk kanë qenë në momentin kur ka ndodhur incidenti ato të vetëm informata që kemi deri më tani janë rezultatet e hetimeve që dalin nga deklarimet e dëshmitarëve dhe të familjareve të personit të plaguar.
Të gjitha masat janë duke u ndërmarrë nga institucionet e Kosovës për të rikonfirmuar edhe se çka ka ndodhur saktësisht pra gjenden shëndetësore të qytetarit të Republikës së Kosovës lokacionin e saktë ku gjendet. Nga informatat që i kemi nga dëshmitarët por edhe nga familjarët është se ai është plagosur që të vritet dhe është tërhequr duke i kidnapuar dhe ky është jo vetëm provokim por sulm që rrezikon paqen dhe stabilitetin jo vetëm në zonën tonë kufitare por të njëjtën kohë të gjithë rajonin tonë”, ka thënë Osmani.
Sipas ish-zëvendësministrit Radoica Radomiroviq, personi i plagosur dhe i rrëmbyer është Milan Vukashinoviq, punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe anëtar i partisë Fytyra e Re e Drejtësisë Popullore.
Ai është rrëmbyer brenda territorit të Kosovës dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital në Serbi. TV Dukagjini raportoi nga vendi ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja.
Si dyshohet se u plagos dhe u rrëmbye Milan Vukashinoviq nga xhandarmëria serbe?