Një shtetas turk tenton të kontrabandojë dy marokenë në Kosovë

Sipas njoftimit të Policisë, në kamionin e një shtetasi turk janë hasur dy migrantë marokenë pa dokumente të identifikimit

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës , bëhet e ditur se një person me shtetësi turke është ndaluar për intervistim në stacionin e Policisë, i cili po vinte nga Turqia kinse për të transportuar mallra në Kosovë.

Por, sipas njoftimit të policisë, të njëjtit në kamion i janë hasur dy migrantë marokenë pa dokumente të identifikimit.

Po ashtu, sipas policisë, kamioni me të cilin ky person po tentonte të kontrabandonte marokenët ishte me targa kosovare.

“Një mashkull turk, shtetas i Turqisë  i cili ishte me kamionin e tij me rimorkio, me targa të Kosovës -pronë e një kompanie kosovare dhe i cili vinte me mallra nga Turqia është kontrolluar nga zyrtarët policorë dhe në rimorkio janë hasur dy persona marokenë pa dokumente te identifikimit. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësite relevante. Po ashtu lidhur me rastin mbetet që i dyshuari së bashku me pronarin e kompanisë të paraqiten për intervistim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, edhe të premten e gjashtë majit, në njoftimin e Policisë ishte bërë e ditur për një rast të ngjashëm të kontrabandës me migrantë.

Policia kishte njoftuar se në komunën e Hanit të Elezit, gjatë një kontrolli në një kamion janë hasur katër shtetas të huaj të ardhur nga Siria.

“Gjatë kontrollit në rimorkio të kamionit janë hasur katër shtetas meshkuj sirianë. Dyshohet se sirianët në Turqi ka prerë një pjesë të mbulojës së rimorkios dhe janë futur aty. Rasti është duke u trajtuar nga drejtoria përkatëse e PK-së në koordinim me prokurorin kujdestar”, thuhej tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika