Një vajzë në Prishtinë denoncon dhunim nga i dashuri, rasti në hetim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një vajzë kosovare ka raportuar se është dhunuar nga i dashuri i saj, me të cilin ndodhej në lidhje dashurie.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, ngjarja është denoncuar mbrëmjen e 12 gushtit, rreth orës 19:43, në Prishtinë. Pas raportimit, prokurori është njoftuar dhe ka urdhëruar që të kryhen ekzaminimet e nevojshme lidhur me viktimën.

Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti po hetohet dhe do të ndërmerren veprimet ligjore në përputhje me procedurat e përcaktuara.

Të fundit nga rubrika