Një vit nga Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Një vit pas arritjes së marrëveshjes në Ohër për Aneksin për Zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka shprehur keqardhjen për mungesën e progresit, duke kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i japin fund krizës dhe tensioneve dhe të ecin përpara në një “epokë të re evropiane”

Pamje nga takimi në Bruksel mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut.

Kanë kaluar 365 ditë që kur Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen në Ohër, për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Një ditë para njëvjetorit të arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se “është për të ardhur keq që, përkundër përpjekjeve gjithëpërfshirëse nga BE-ja dhe nga bashkësia ndërkombëtare, deri tani Kosova dhe Serbia kanë shënuar përparim shumë të kufizuar në zbatimin e obligimeve që i pranuan sipas kësaj marrëveshjeje”.

Borrell ka theksuar tani është koha që Kosova dhe Serbia t’i japin fund krizës dhe tensioneve dhe të ecin përpara në një “epokë të re evropiane” duke e zbatuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore.

“BE rikujton vazhdimisht se Marrëveshja është e detyrueshme në tërësinë e saj sipas ligjit ndërkombëtar. Prandaj, çdo mungesë zbatimi jo vetëm që rrezikon integrimin evropian të palëve, por dëmton edhe reputacionin e tyre si partnerë të besueshëm”, ka deklaruar Borrell.

Bashkimi Evropian kishte publikuar planin e zbatimit të marrëveshjes së arritur ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë akuzuar vazhdimisht palët në dialogun Kosovë-Serbi se nuk janë përkushtuar sa duhet për zbatimin e marrëveshjeve.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka insistuar në nënshkrimin e marrëveshjes, pasi, siç konsideron ai, kjo do të ishte garanci që edhe Serbia të përmbushë obligimet e saj.

Borrell kishte deklaruar se në kohë të “luftërave të papara në kontinentin tonë”, arritja e një marrëveshjeje që premton paqe, stabilitet dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore “ishte arritje historike”.

Ndryshe, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur prej 1 shkurtit, kur nisi të zbatohet një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës që parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme, duke ndaluar dinarin serb.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika