“Njerëzit shpenzojnë sepse kanë shpresë”- Kurti kritikohet për këtë

Në 14.1 % ka arritur shkalla e inflacionit në Kosovë, e cila vlerësohet alarmante nga njohës të ekonomisë. Këta të fundit por edhe përfaqësueses të opozitës kritikojnë kryeministri Albin Kurti i cili dje tha se qytetarët shpenzojnë më shumë dhe kursejnë më pak për shkak se kanë besim në qeverinë e udhëhequr nga ai. Ekonomistët kërkojnë nga kryeministri veprime konkrete dhe jo deklarata të tilla.

Takimi i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të jashtëm polak, Zbigniew Rau

“Kur njerëzit kanë shpresë, atëherë shpenzojnë më shumë sesa kursejnë.”

Kështu u shpreh një ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ministrit të jashtëm polak i tregoi për rritjen ekonomike.

Ky deklarim i Kurtit u bë në kohën shumë kritikave për mosveprim ndaj krizës ekonomike dhe thellimit në inflacionit.

Qytetarët me të vërtetë thonë se po shpenzojnë, por sipas tyre, nuk kanë zgjidhje tjetër.

“Si zakonisht, tash i njëjti tretman i jetës është, ne s’mund ta ndryshojmë. Po çmimet po ndryshojnë, mirëpo edhe atyre po ju përballojmë disi”, ka thënë Vesel Veseli, njëri nga qytetarët.

Vesel Veseli

“Për besë me u kursy nuk po mundemi me kursy, a me shpenzu ma shumë po. Për fat të keq janë rritë çmimet edhe nuk kemi qare pa shpenzu”, ka thënë qytetari, Adriatik Krasniqi.

Adriatik Krasniqi

“Ne jemi si pensionerë, shpenzimet ditore i kemi të ulta, nga shumë gjëra kemi hequr dorë, ato cka janë luksoze kemi hequr dorë, e këto cka janë të domosdoshme lë të shkojnë në maksimum, nuk kemi qare, kjo është jeta tash”, ka thënë edhe qytetari, Zymer Maxharri.

Zymer Maxharri

Deklaratën e Kurtit e kritikon ekonomisti Safet Gërxhaliu.

Safet Gerxhaliu

“Në këtë drejtim besoj duhet të lihen anash metaforat filozofike që i kuptojnë vetëm ata që i thonë. Duhet të jenë me qytetarët dhe dhe me bizneset se vetëm me një ekonomi të shëndoshë dhe me një politikë sociale e cila është e përkohshme Kosova mund të ketë perspektivë”, ka deklaruar Gërxhaliu.

Kritika ndaj Kurtit për mungesë të veprimeve ka adresuar edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kryetari i Lidhjes Deokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku

“Popullisti Albin Kurti nuk e njeh më realitetin. I dehur nga jeta prej pushtetari, ai i ka krijuar vetes një Kosovë paralele ku gjërat s’mund të jenë keq kur ai vet është mirë. Prandaj ai sot nuk njeh rritjen e çmimeve e vështirësitë e familjeve kosovare”.

E, sipas njohësit tjetër të ekonomisë Jakup Bellaqa, inflacioni në Kosovë ka shënuar rritje rekorde.

Jakup Bellaqa

“Tek ne kriza e ka bërë të vetë, inflacioni është shumë i lartë, në shifër 2 shifrore, zakonisht kemi disa lloje të inflacioneve, normali është 1 deri 3% vjetor, inflacioni mbi 3 deri 10 % është i moderuar, tek ne ka qenë i moderuar në vitin e kaluar”, ka thënë Bellaqa.
Agjencia e Statistikave ka treguar se norma vjetore e inflacionit në muajin qershor ka arritur në 14.1 për qind.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika