Njësia Speciale “blindon” objektin e Kuvendit të Kosovës

Njesia Speciale e Kosovës mblidhet në oborrin e objektit të kuvendit të Kosovës

Njesia Speciale e Kosovës, mblidhet në oborrin e objektit të kuvendit

Njësia Speciale e Kosovës tashmë ka rrethuar oborrin e Kuvendit të Kosovës, për shkak të sigurimit të asaj pjese në rast të mbledhjes së protestuesve të cilët kishin paralajmëruar se do të kundërshtonin votimin e ligjit për pagën minimale.

Numri i policëve në hollin e kuvendit raportohet të jetë shtuar.

Ata janë pajisur me mjete të tjera për arrestim në vend të prangave të zakonshme.

Pajisjet për arrestim në vend të prangave të zakonshme

Forca të shtuara të Policisë janë parë edhe rreth objektit të qeverisë, në pjesën ku hyjnë deputetët.

Forcat e shtuara të policisë

Gjatë seancës plenare, me 68 vota për, asnjë votë kundër dhe 6 abstenime, është votuar në parim, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Njesia Speciale e Kosovës mblidhet në oborrin e objektit të kuvendit

I vetmi deputet i partisë në pushtet që votoi kundër ishte deputeti Fatmir Humolli, i cili edhe e lëshoi sallën pas votimit në parim të projektligjit.

Pro kishin votuar edhe Lista Serbe, të cilët pas votimit edhe ata e lëshuan sallën.

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës e ka bojkotuar këtë seancë me arsyetimin se po u bëhet e padrejtë veteranëve.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika