Njësiti për deminim i FSK-së tërheq një mjet të dyshuar të pashpërthyer në Han të Elezit

Njësitë relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit pa incidente

Njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës, të martën e 21 marsit, ka bërë tërheqjen e një mjeti të dyshuar në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit.

Rasti ishte raportuar nga një person, i cili kishte vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer në një skaj të rrugës.

Tërheqja e mjetit ka kaluar pa incidente thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se në fushë, skaj të rrugës, kishte vërejtur një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësit relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika