Njohësi i sigurisë: NATO e ka të kristalizuar se çfarë ka ndodhur në Poloni

Njohësi i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka thënë se Rusia nuk ka qenë e pajtimit që të vendoset sistemi anti-raketor pasi sipas tij, është ndjerë inferior në rast të një lufte bërthamore dhe ky sistem ka mundësi të paralajmërimit të hershëm të aktivizimit të sistemit raketor rus

Fadil Kajtazi, njohës i sigurisë





Njohësi i sigurisë, Fadil Kajtazi, është shprehur bindshëm se NATO e ka shumë të kristalizuar atë se çfarë ka ndodhur në Poloni mbrëmjen e së martës, duke shtuar se shteti polak duhet t’i nënshtrohet procedurës që ka NATO.

Kajtazi i ftuar në emisionin FIVE ka thënë se për arsyeje që është aktivizuar sistemi anti-raketor i NATO-s që nga Baltiku deri në Grykën e Bosforit, të gjitha bisedimet dhe mosmarrëveshjet që kanë ndodhur deri në luftën e Ukrainës në mes të NATO-s dhe Rusisë ka qenë edhe kjo arsye.

Sipas tij, kjo do të thotë që Rusia nuk ka qenë e pajtimit që të vendoset sistemi anti-raketor në këtë pjesë të territorit të Evropës. Pasi është ndjerë inferior në rast të një lufte bërthamore, dhe për arsye se ky sistem ka mundësi të paralajmërimit të hershëm të aktivizimit të sistemit raketor rus.

“Sistemi anti-raketor është aktiv vazhdimisht jo vetëm kur ka filluar lufta në Ukrainë por edhe më herët”, ka thënë tutje Kajtazi.

Prandaj, sipas tij, ajo çfarë ka ndodhur me të vërtetë NATO ka një pasqyrë reale, por Kajtazi ka thënë se duhet të kuptojmë që NATO përveç se është një traktat ushtarak është edhe një traktat politik, dhe e kanë frenimin në raport me krejt atë se çfarë është duke u zhvilluar në raportet Rusi-Ukrainë dhe Rusi-NATO.

Ai është shprehur se duhet t’i besojmë versionit që ishte një raketë kundër ajrore, për arsye se goditjet ruse me raketë anë territorin e Ukrainës janë duke bërë me raketa dredharake të familjes Iskender që sipas tij, janë katër lloje 720, 723, 728 dhe 729, të cilat fluturojnë drejt objektivit në lartësi të ulëta dhe janë të programuara për rrugën e fluturimit.

Ndërkaq, ai ka shtuar se mbrojta kundërajrore e Ukrainës janë të pajisur me raketa s300 që janë të prodhimit rus dhe që kanë stabilimente për goditjen e këtyre raketave, dhe sipas tij, mund të ketë raste kur edhe raketat ruse mund të dalin jashtë rrezes së veprimit.

Raketat e lëshuara gjatë të martës së 15 nëntorit kundër Ukrainës, kanë goditur dy persona në Poloni, që është shtet anëtar i NATO-s, një gjë të tillë e ka bërë të ditur zyrtari i lartë i intelegjencës amerikanë për mediat botërore.





Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika