Noizy së shpejti me një koncert të madh në Tiranë

Reperi i njohur Noizy ka bërë të ditur se së shpejti do vijë me një koncert madhështor në Tiranë, gjithashtu ai ka dhënë detaje mbi këtë koncert

Noizy së shpejti me koncert madhështor

Prej shumë kohësh reperi i njohur Rigels Rajku i njohur me nofkën Noizy ka lajmruar një koncert madhështor cili do zhvillohet  në Tiranë më datën 14 gusht.

Këtë lajmë e ka bërë të ditur vetë reperi ku në rrejtet social ka ka treguar shumë detaje, ku ka zbuluar se koncerti me emra të tjerë të ftuarish do e rikthejë nostalgjinë e viteve të fillimit të karrierës së tij, dhe krejt hiteve të pakontestuara.

Ai gjithashtu ka hapur edhe faqen zyrtare për këtë koncert i cili quhet “noizy_alpshow“.

“Vēmendjeeee!

Në 14 Gusht, tek Sheshi Nënë Tereza. Aty do të bëhet koncerti që ju njoftova para pak ditēsh.

#14Gusht Një datë që s keni për ta harru kurrë se do bëhemi bashkë tek koncerti më i madh HipHop (Rhythm & Poetry) që është bërë deri më sot në Shqipëri.

Rezervojeni pra datën 14/Gusht që të mos e humbisni këtë super eksperiencë. Të jemi të gjithë në sheshin “Nënë Tereza”.

Bashkë me mua do të jenë edhe artistët më të mirët të trojeve tona dhe më të mirë EU

Më keni mbështetur për shumë vite, dhe falë mbështetjes dhe suportit tuaj sot jemi këtu.

Jua kam borxh këtë koncert, se ju jeni më të mirët dhe dua tjua shpërblej ashtu si e meritoni me koncertin më të madh të mbajtur ndonjëherë.

Ilustrim

Po, po flas me gjithë ju që më keni mbështetur nga këngët e para të miat “Kosovë & Shqiperi” “Veç për ty” “OTR me zemer” “Jena mbretër” “Histori e gjate” “Mr Yesterday”. Mbase sot jemi me një moshë bashkë ose mbase jeni më të mëdhenj se unë, mbase jeni dhe me beba  por atë dite ju dua të gjithë bashkë në shesh për të kujtuar ato kohë, sepse koha ikën po muzika është aty.

Sa mirë të përjetojmë edhe një herë të njejtat ndjenja dhe emocione që nga koha kur këngët tona u shpërndanin me Bluetooth nga tel në tel, ose kur shkonim nëpër kafe interneti , apo kur bënim një cd.

Falë Zotit, mbështetjes tuaj dhe punës të pandalur muzika ime i mbijetoi kohës. Ja dolëm që edhe ky brezi i ri të ketë mundësine të shijoj magjinë dhe të më japë forcën për të vazhduar me krijimtarinë time.

Pra, bashkë me ne “Old schoolsat” ju dua edhe ju “New School-sat’ të na ndihmoni me kënget e reja

Oh sa shumë surpriza do ketë për ju më #14Gusht

Datën jua thashë

Por, si do të quhet ky Koncert!? E gjeni dot?”, është shprehur reperi.

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika