Nora Gjakova ka kaluar në finale të Grand Slamit në Abu Dhabi

Nora Gjakova ka arritur të kualifikohet në finalen e Grand Slamit që po zhvillohet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke e mposhtur Eteri Liparteliani nga Gjeorgjia





Nora Gjakova ka arritur të kualifikohet në finalen e Grand Slamit që po zhvillohet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Xhudistja pejane ka fituar edhe ndeshjen e gjysmëfinales së ditës së sotme, duke çuar në katër numrin e fitoreve radhazi gjatë ditës së sotme.

Kësaj radhe, në gjysmëfinale ajo ka arritur të fitojë ndaj kundërshtares Eteri Liparteliani nga Gjeorgjia.

Me këtë fitore, xhudistja pejane kalon në finalen e madhe të kategorisë deri në 57 kilogramë.Me një medalje wazza-ari fitoi Gjakova në gjysmëfinale, duke kaluar tash në finale ku do të takohet me fituesen e përballjes me Qi Cai dhe xhudisten koreane Huh.



Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika