Nuk dihet nëse Gucati do të jetë prezent në varrimin e babait të tij

Nuk dihet sigurt nëse Hysni Gucati do të mund të jetë prezent në varrimin e babait të tij, i cili ndërroi jetë me 27 maj. Ndërkohë në një përgjigje të Dhomave të Specializuara thuhet se për një gjë të tillë vendosin organet kompetente

Hysni Gucati dhe babai i tij

Pas vdekjes së babait të tij, nuk dihet saktë nëse Hysni Gucati i cili para disa javësh u dënua nga Gjykata Speciale me katër vjet e gjysmë burg, do të mund të vijë në varrimin e tij.

Nga Gjykata Speciale, nuk kanë treguar me saktësi se a do t’i lejohet Gucatit një gjë e tillë apo jo.

Në një përgjigje të Dhomave të Specializuara, thuhet se për këtë duhet të bëhet kërkesë, e pastaj do të vendosë paneli.

“Siç mund ta dini, z. Gucati ishte në Kosovë dy javë më parë për një vizitë në paraburgim për arsye detyruese humanitare. Kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara i lejon të paraburgosurit t’i bëjnë kërkesa trupit gjykues kompetent kur ka arsye detyruese humanitare. Paneli do të vendosë për çdo kërkesë të tillë”, thuhet në një përgjigje të Dhomave të Specializuara.

Me 27 maj, ka ndërruar jetë Avdullah Gucati, i cili ishte babai i Hysni Gucatit nga Organizata e Veteranëve të Luftës.

Para disa javësh, ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ishte lejuar nga Dhomat e Specializuara që ta vizitonte babain e tij i cili ishte i sëmurë.

Ndryshe, Gucati është dënuar me katër vjet e gjysmë burg, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Vdes babai i Hysni Gucatit

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika