Nuk është dakorduar ende agjenda e takimit Kurti-Vuçiç

Zbatimi i marrëveshjes për normalizim të raporteve dhe shtensionimi i situatës në veri pritet të jenë temat kyqe të diskutimit në takimin e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Nga Qeveria thonë se agjenda e takimit të 14 shtatorit do të dihet ditëve në vijim.

Shtatori do t’i ulë sërish përballë njëri tjetrit liderët e dy shteteve që marrëdhëniet vazhdojnë t’i kenë të tensionuara.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 14 shtator do të zhvillojnë takimin e radhës në kuadër të dialogut, por agjenda e tij nuk dihet ende.

Bile ajo nuk është dakorduar akoma, sipas Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës

“Agjenda e plotë e këtij takimi do të specifikohet dhe dakordohet ditëve në vijim. Për të do të njoftoheni me kohë”, kanë thënë nga Qeveria e Kosovës.

Por se nga do të shkojnë bisedimet është pak a shumë e qartë Visar Ymerin që udhëheq institutin “Musine Kokalari”.

Zbatimi i marrëveshjes finale pritet të jetë ndër diskutime, por ikja nga tema e shtensionimit, sipas tij, është e pamundur.

“Ka dy mundësi, ose ky takim do të përqëndrohet te zbatimi i marrëveshjes, ose te përshkallëzimi, ose do ti prek të dyja. Mirpo unë mendoj që kjo elementi i depërshkallzimit nuk është se do mund të shmanget nga takimi, duke qenë se ky është qëndrim i Bashkimit Europian, i Shteteve të Bahkuara të Amerikës dhe të gjithë shteteve perendimore që e përkrahin dhe e mbështesin procesin e dialogut dhe Kosovën në të”, ka thënë Ymeri.

Pavarësisht se çfarë do të flitet aty, profesori Arben Fetoshi liston pikat prej të cilave do të varet suksesi i këtij takimi.

Varet nga lëvizjet në teren, në kuptimin e detyrave që i kërkohen Qeverisë së Kosovës për të krijuar kushtet për zgjedhjet e parakohëshme në katër komunat veriore dhe për të paraqitur draftin për asociacionin që Vuçiç e përdorë mjeshtërisht për t’iu shmangur detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit”, ka thënë Fetoshi.

Një ditë më parë, këshilltari i kryeministrit Jeton Zylfaj ka thënë se do të shkojnë në Bruksel për zbatim të marrëveshjes dhe sipas tij, gjithçka tjetër nuk do ti kontribuonte normalizimit të raporteve.

Takimi i fundit Kurti-Vuçiq kishte ndodhur më 9 maj, pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për komunat veriore, që ishin bojkotuar nga qytetarët serbë.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika