Nuk intervenoi askush, vazhdon të jetë e bllokuar rruga Prishtinë-Ferizaj

Rruga nacionale Prishtinë-Ferizaj dhe anasjelltas që nga dje por edhe sot po vazhdon të jetë e mbyllur si pasojë e ujit në rrugë.

KosovaPress dje dhe sot ka qëndruar në këtë pjesë për të parë nga afër situatë.

Aty veturat po detyrohen të kthehen. Ndërkohë, deri tash nuk janë parë ndonjë ekipë të ketë intervenuar për ta larguar këtë pengesë.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të infrastrukturës, Hysen Durmishi ka shkruar dje se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ende kemi bllokim si pasojë e sasisë së madhe të ujit të grumbulluar në rrugë, e shkaktuar nga kyçjet ilegale në kanalet e ujërave atmosferike. /KP

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika