‘Nuk ishte penallti’: Ish-gjyqtari i FIFA-s Jemini komenton rastin diskutabil në derbin e Anamoravës

Sipas ish-gjyqtarit të UEFA-s dhe FIFA-s, Lorenc Jemini, nuk do të duhej të akordohej penallti në të mirë të Gjilanit në ndeshjen ndaj Dritës.

Në rastin e shumë diskutuar të minutës së 73’të, ku Gjilani fitoi penallti të cilën e konkretizoi në gol Mevlan Zeka, Jemini thotë se ka qenë faull për ‘Intelektualët’.

‘’Për mendimin tim nuk kemi të bëjmë me 11 metërsh por mendoj që është faull për mbrojtjen në fillim sepse lojtari sulmues e shtyn dhe nëqoftëse nuk e ka vënë faull për mbrojtjen nuk mendoj sërish se është penallti se në momentin kur topi bie në dorë i bie në brryl eksaksisht,’’ tha ai në një prononcim për RTV Dukagjini.

Tutje, gjyqtari nga Shqipëria ka potencuar se në asnjë rast nuk kemi të bëjmë me penallti në këtë rast.

‘’Ai është i shtrirë në tokë dhe po mundohet të qohet, ai nuk ka si të qohet nga toka me duar të mbledhura pas trupit sepse është lëvizje simetrike kjo me trupin. Në asnjë rast nuk kemi të bëjmë me 11 metërsh sipas mendimit tim gjithmonë,’’ theksoi ai.

Emisioni ‘Dueli Sportiv’ transmetohet çdo të diel nga ora 22:00 në RTV Dukagjini.

Në vazhdim do të ketë edhe shumë risi të tjera përveç analizave të futbollit vendor.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika