Nuk ka filluar akoma renovimi i shtëpive të dëmtuara nga vërshimet

Shtëpitë e qytetarëve në Skenderaj që u dëmtuan nga vërshimet, nuk kanë filluar ende të rinovohen. Komuna po arsyetohet se po pret ende ndihmë nga Qeveria e Kosovës. Megjithëkëtë, thonë se po mundohen të fillojnë renovimet edhe nga fondet e mbledhura

Pamje brenda shtëpive ku shihen se ende nuk ka rinovime pas dëmeve nga vërshimet

Shtëpia nuk ka kushte për jetesë normale. Andaj familja Sadiku përkohësisht qëndron te të afërmit e tyre.

Këto dëme i shkaktoi shiu i madh në komunën e Skenderajt dhe kjo nuk është shtëpia e vetme që ka mbetur e pabanueshme.

Sipas kryefamiljarit, dëmi në shtëpinë e tij ka shkuar në 12 mijë euro, e për ta kthyer vetë në gjendjen e mëparshme e ka të pamundur.

“Krejt familjën brenda i kam hjek prej dhomës, tani prej një dhome tjetër i kam bartë të djali e ka ma naltë shtëpinë, e aty jemi te strehum, uji ma prishi bunarin, njëfar duvari, nifar fllaniku, kerrin edhe krejt senet brenda çka i kam pas”, ka thënë Jahir Sadiku, qytetar.

Sadiku ka theksuar se akoma paguan për investimet tashmë të shkatërruara.

“Edhe me një kredi ende e kom që e kam investu në të, 100 euro e marr pension, çka me bo me to, a me majt familjën apo me rregullu shtëpinë”, ka vijuar ai.

Por, me sa duket intervenimi në këto shtëpi nga komuna nuk do të bëhet dhe aq shpejt.

“Marrë parasysh kohën e dimrit, intervenimi nuk do të jetë i menjëhershëm, raportin e vlerësimit të dëmeve do ja procedojmë edhe Qeverisë pasi që janë të obliguar me legjislacionin në fuqi të na ndihmojnë”, ka thënë kryetari i Skenderajit, Fadil Nura.

Derisa Qeveria të ndërmerr diçka, Komuna po mundohet të gjejë zgjidhje edhe ndërmjet fondacioneve.

Kryetari i Skenderajit, Fadil Nura

“Ne si komunë me buxhetin që e kemi edhe pse deri në qershor nuk mundemi me bo ridestinimin e mjeteve por krahas kësaj ne kemi hapur një fond i cili po mbushet cdo ditë dhe po tentojmë ti fillojmë renovimet sa më shpejt”, ka vijuar Nura.

Qytetarët të cilët kanë mbetur pa banim janë akoma në banesat sociale të Skenderaj dhe në shtëpinë e pleqve.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika