“Nuk kemi votë për Nenad Rashiqin”, Brahimaj i AAK-së: Ndarja e Listës Serbe në zgjedhjen e nënkryetarit ka qenë skenar i Kurtit me qëllim të bllokimit

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka dhënë votë për Nenad Rashiqin.

Në emisionin Five në RTV Dukagjini, Brahimaj tha se ndarja e votimit për nënkryetar ishte një skenar i kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit, Dimal Basha.

“Ky ka qenë skenari i tyre për të ardhur në këtë situatë e për të bllokuar. Ditën e parë ai bëri shkelje të rregullores së brendshme dhe është e qartë se të pakënaqurit do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh ai.

“Ne si Aleancë kemi votuar kundër nënkryetarit të Listës Serbe… por ata kanë të drejtë ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese me 10 nënshkrime. Ky ka qenë një skenar i përgatitur mirë mes z. Kurti dhe Listës Serbe”, shtoi Brahimaj.

Sipas tij, “Lista Serbe ka votuar kundër kryetarit, ka votuar kundër të gjithë nënkryetarëve shqiptarë dhe dihej që askush nuk do ta votonte Listën Serbe. Do të thotë, ata po bëjnë poena politikë te serbët, ndërsa këta po bëjnë poena politikë te shqiptarët”.

“Ndërsa e propozonin z. Rashiq që ai të ishte nënkryetar i Parlamentit, ai vetëpropozohet – gjë që nuk është e paraparë në Rregullore, sepse nuk mund të vetëpropozohet një kandidat i vetëm, kur nëntë të tjerë jo”, ka vijuar Brahimaj.

Ai theksoi se AAK-ja ka votuar kundër Rashiqit për nënkryetar. “Rashiqi duket se është lojal, por nuk është më pak serb se një serb i Listës Serbe. Ai ka vrapuar për pushtet”, është shprehur deputeti, duke shtuar se pozita e nënkryetarit të Kuvendit i takon partisë së parë të komunitetit serb, ashtu siç i takon partisë së parë të shqiptarëve.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika