Numri i viktimave nga përmbytjet rritet në Pakistan, bëhet thirrje për më shumë ndihma

Gjatë kohës kur numri i viktimave nga përmbytjet në Pakistan po rritet, ministri federal i Planifikimit në Pakistan, Ahsan Iqbal, ka bërë thirrje për një "përgjigje të jashtëzakonshme humanitare për 33 milionë njerëz", të cilët janë të ndikuar nga shirat e musonit

Përmbytjet në Pakistan. Foto: CNN.

Të shtunën e 3 shtatorit, ministri federal i Planifikimit në Pakistan, Ahsan Iqbal ka bërë thirrje për një “përgjigje të jashtëzakonshme humanitare për 33 milionë njerëz” të ndikuar nga shirat e musonit. Iqbal ka shtuar se do të ketë nevojë për më shumë ndihmë pas përmbytjeve të shumta që kanë lënë pjesë të vendit nën ujë.

Fluturimet ndërkombëtare me furnizime ushqimore të freskëta kanë arritur në Pakistan që në fillim të javës, por nevojiten edhe më shumë.

Të shtunën u raportuan më shumë se 50 vdekje shtesë në provincën jugore Sindh. Numri total i të vdekurve tani është një mijë e 265 persona, në këtë shifër përfshihen 441 fëmijë të vrarë nga përmbytjet.

“I bëj thirrje bashkëkombësve të mi pakistanez, emigrantëve pakistanezë dhe komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojnë Pakistanin në këtë orë nevoje”, tha ministri dederal i Planifikimit në një konferencë për shtyp.

Operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar

Pakistani ka krijuar një Qendër Kombëtare të Reagimit dhe Koordinimit të Përmbytjeve për të shpërndarë ndihmat e mbërritura mes popullsisë së prekur. Gjatë katër ditëve të fundit, 29 avionë të ngarkuar me mjete ndihmash kanë arritur në vend.

Zëdhënësi ushtarak, gjeneralmajor Iftikhar Babar ka thënë se ushtria ka krijuar 147 kampe që strehojnë dhe ushqejnë më shumë se 50 mijë njerëz të zhvendosur, ndërsa 250 kampe mjekësore kanë ofruar ndihmë për 83 mijë njerëz deri më tani, raporton DW.

Ndikimi i ngrohjes globale

Zyrtarë dhe ekspertë të shumtë kanë fajësuar ndryshimet klimatike për shirat e pazakontë të musonit dhe përmbytjet, duke përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Vizita e Guterres në Pakistan do të jetë më 9 shtator, Ai do të vizitojë Pakistanin më 9 shtator për të vizituar zonat e goditura nga përmbytjet dhe për t’u takuar me zyrtarë.

Gjeneral-lejtnant i Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive Akhtar Nawaz tha se Pakistani po përballet me disa “realitete të ashpra të ndryshimeve klimatike”.

Vendi ka marrë gati 190% më shumë shi se mesatarja 30-vjeçare në tremujorin deri në gusht.

Përmbytjet që kanë përmbytur një të tretën e vendit u paraprinë nga katër valë të nxehti dhe zjarre të shumta të furishme pyjore

Pakistani është përgjegjës për më pak se 1% të emetimeve globale të karbonit, por është ndër 10 vendet më të cenueshme ndaj ndikimit të ngrohjes globale.

Më shumë se një e treta e Pakistanit është nën ujë, paralajmërohet rritja e sëmundjeve infektive

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika