“Numrit të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës, ishte shkruar R. Serbisë”, Haxholli tregon si tentuan ta provokojnë autoritetet serbe

"Sot autoritetet policore (mbrojtja e afërt) dhe ato kufitare serbe, në koordinim, duke dashur të më provokojnë dhe vendosin në lajthitje, në vend se siç parashihet me marrëveshje, të më ofrojnë trajtim preferencial në pikëkalimin kufitar, më ofruan për nënshkrim një dokument, gjoja gjobë për tejkalim shpejtësie, për 15 km/h"

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, ka thënë se autoritetet serbe kanë dashur ta provokojnë dhe ta vendosin në lajthitje.

Haxholli ka bërë të ditur ai është gjobitur për kinse tejkalim të shpejtësisë dhe më pastaj kërkuan të marrin një nënshkrim të tij nga pozita zyrtare në një dokument zyrtar serb, ku në shkelje flagrante ndaj dokumentit identifikues, numrit të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës, ishte shkruar R. Serbisë.

“Sot autoritetet policore (mbrojtja e afërt) dhe ato kufitare serbe, në koordinim, duke dashur të më provokojnë dhe vendosin në lajthitje, në vend se siç parashihet me marrëveshje, të më ofrojnë trajtim preferencial në pikëkalimin kufitar, më ofruan për nënshkrim një dokument, gjoja gjobë për tejkalim shpejtësie, për 15 klm/h.

Duke qenë të shoqëruar nga përcjellja e afërt, ne i përshtatetmi shpejtësisë dhe rregullave të saj, rrjedhimisht është paradoksale që të gjobitesh për një gjë për të cilën nuk je dhe as nuk mund të mbahesh përgjegjës.  Sidoqoftë, qëllimi i vërtetë i kësaj qasjeje të papranueshme ishte që përmes mashtrimit dhe lajthitjes, siç edhe kërkuan, të marrin nga unë nënshkrimin tim nga pozita zyrtare, në një dokument zyrtar serb, ku në shkelje flagrante ndaj dokumentit identifikues, numrit të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës, ishte shkruar R. Serbisë”, ka shkruar Haxholli në facebook.

Duke treguar se ka protestuar ashpër ndaj kësaj qasjeje manovruese, Haxholli ka thënë se ky amatorizëm manovrues nuk mund të kalojë.

“Normalisht, unë protestova ashpër ndaj kësaj qasjeje fyese dhe manovruese, duke ua sqaruar që ndonëse gjoba është shqiptuar në shkelje të ligjeve të tyre, unë do ta nënshkruaja çfarëdo dokumenti ku referenca është e saktë, pra nëse autoritetet serbe e vendosin saktë: Fatmir Haxholli, zyrtar, respektivisht diplomat i Republikës së Kosovës. Ky amaterizëm manovrues nuk mund të kaloj te dikush me përvojë”, ka shtuar Haxholli.

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika