Nushi i PSD-së: Do të ketë marrëveshje të shtunën, do të jetë e dëmshme për Kosovën

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Nol Nushi nga radhët e PSD-së ka deklaruar se ka thënë se gatishmëria e Kosovës për të pranuar një marrëveshje në takimin e së shtunës në Ohër është e lartë. Ndërkaq, ai ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ishte e favorshme për Kosovën

Nol Nushi nga radhët e PSD-së
Nol Nushi nga radhët e PSD-së

Nol Nushi nga radhët e Partisë Socialdemokrate(PSD) ka thënë se pret që nga takimi i Ohrit të arrihet një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë dhe se e njëjta, do të jetë e dëmshme për shtetin e Kosovës.

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Nushi ka thënë se gatishmëria e Kosovës për të pranuar një marrëveshje në Ohër është e lartë.

“Po, unë besoj që ka marrëveshje të shtunën sç kam besuar se do  të ketë marrëveshje edhe herën e kaluar kur ishte takimi i fundit dhe u bë dakordimi për planin franko-gjerman. Kjo për faktin se tanimë, palët kanë hyrë në fazën përfundimtare të dialogut dhe nuk lejohet më shterja e tij nga ata që po e fasilitojnë dialogun dhe këtu përgjegjës janë të dyja palët por unë po flas për palën tonë se kjo është më e rëndësishme. Janë gju kartat e zvarritjeve, besa kur kanë ndodhë ato zvarritje kanë bërë dëm kështu  që, durimi ndërmjet ndërmjetësve të humbet dhe sot, edhe në gjuhën e tyre dhe në informatat që dalin prej këtyre faktorëve të ndryshëm ndërkombëtar e vebndor tregojnë që presioni është i lartë dhe gatishmëria e kosovës për t’a pranuar këtë marrëveshje është e lartë”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera, Nushi vlerëson se një marrëveshje e tillë  do të ishte e dëmshme për Kosovën.

“Absolutisht e dëmshme sepse kemi humbur rastin që përmes një marrëveshje gjithpërfshirëse ta fitojmë njohjen përmes së cilës shteti i Kosovës do të konsilodohej përfundimisht nga jashtë”, ka deklaruar ai gjersa ka theksuar se Kosova po hyn në një proces pa ditur kohëzgjatjen e saj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të shtunën e 18 marsit do të zhvillojnë një takim të nivelit të lartë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.

I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika