“NZZ am Sonntag”: Kosova e Serbia takime sekrete në Zvicër

Flamuri zviceran

Sipas mediumit zviceran “NZZ am Sontag” Zvicra po ndërmjetëson në mënyrë diskrete mes Serbisë dhe Kosovës dhe po përpiqet të parandalojë që konflikti të përshkallëzohet më tej.

Situata në veri të Kosovës u përshkallëzua pas arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, dhe serbët vendosën disa barrikada në rrugët e në veri të Kosovës, e pastaj Serbia bëri k1%rkesë nga KFORI që të rikthejë rreth 1 mijë trupa serbë në Kosovë.

Sipas këtij hulumtimi Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) priti përfaqësuesit e të dy vendeve në Zvicër në mes të nëntorit. “Një takim i tillë ka ndodhur një javë pasi serbët u tërhoqën nga institucionet e Kosovës”, konfirmon zëdhënësja e EDA, Elisa Raggi.

Për arsye konfidencialiteti, FDFA nuk dëshiron të thotë saktësisht se ku janë zhvilluar bisedimet.

Siç vazhdon EDA, ky takim nuk ishte një rast i izoluar. Që nga viti 2015, Zvicra e mbështet Bashkimin Evropian, i cili po udhëheq dialogun e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me instrumentet e veta plotësuese: “Departamenti për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut organizoi takime të rregullta në të cilat përfaqësues të partive më me ndikim nga të dyja vendet morën pjesë.”

Ky shkëmbim larg publikut është i rëndësishëm në mënyrë që përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë të shkëmbejnë rregullisht mendime për çështjet politike dhe të krijojnë besim. “Kjo mundëson kontakte të drejtpërdrejta diskrete, për shembull për të parandaluar shpërthimin e dhunës”, shkruan FDFA. Për më tepër, në këtë mënyrë mund të testohen ide, të cilat më pas do të kalojnë në negociatat zyrtare.

Shija e redaktorit

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Osmani: Historia e nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur mbi historinë e nënës Ferdonije Çerkezi, e cila ka humbur katër djemtë e saj dhe bashkëshortin gjatë...

Shqipëria performon më 9 maj në Eurovision

Festivali evropian i këngës "Eurovision" ka publikuar listat me shtetet që do të performojnë në dy gjysmëfinalet e këtij viti, më 7 dhe 9...

Të fundit nga rubrika