OBSh shpreh shqetësim për përhapje të sëmundjeve në Gazë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka shprehur shqetësim të madh për përhapjen e sëmundjeve në Gazë, pas bombardimeve të vazhdueshme nga Izraeli, që kanë detyruar popullsinë të strehohet në kampet e mërgimtarëve pa akses në ushqim dhe ujë të pijshëm

Një grua duke gatuar në Gazë, nën rrënojat e një xhamie të shkatërruar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë të premten se është shumë e shqetësuar për përhapjen e sëmundjeve në Gazë, pasi disa javë me bombardime të vazhdueshme izreaelite e kanë detyruar popullsinë që të strehohet nëpër kampe, pa ushqime dhe ujë të pijshëm.

“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për përhapjen e sëmundjeve kur të afrohet stina e dimrit”, ka thënë Richard Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së në territoret palestineze.

Ai ka thënë se deri më tani janë regjistruar mbi 70.000 raste të infeksioneve akute në rrugët e frymëmarrjes dhe mbi 44.000 raste të diarresë, shifra shumë më të larta sesa është pritur.

OBSh-ja ka paralajmëruar më parë për “trende shqetësuese” në përhapje të sëmundjeve në Gazë, ku bombardimet dhe ofensiva tokësore kanë çrregulluar sistemin shëndetësor, kanë pamundësuar qasjen në ujë të pastër dhe kanë detyruar shumë njerëz të drejtohen nëpër kampe.

Nisja e sezonit të reshjeve dhe mundësia e vërshimeve i kanë rritur edhe më shumë shqetësimet që sistemi i ujërave të zeza në këtë enklavë të shumëpopulluar do të rëndohet shumë, prandaj edhe sëmundjet do të mund të përhapen, raporton REL.

Mungesa e naftës veçse ka rezultuar me mbyllje të stacioneve për pompim të ujërave të zeza, duke e rritur edhe më shumë rrezikun për kontaminim.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Çështjeve Humanitare, ka thënë të premten se 813.000 persona të zhvendosur janë duke qëndruar në të paktën 154 qendra strehimi të OKB-së.

“Mbipopullimi është duke çuar në përhapje të sëmundjeve, përfshirë atyre të frymëmarrjes dhe diarresë, dhe po rrit shqetësime për shëndetin dhe ambientin”, kanë paralajmëruar zyrtarë të OKB-së.

Situata në Gazë është rënduar prej nisjes së bombardimeve izraelite të nisura më 7 tetor.

Izraeli i ka shpallur luftë Hamasit, pasi grupi ekstremist e ka nxitur luftën, përmes sulmeve të nisura po atë ditë në tokën izraelite, duke i vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë mbi 240 pengje.

Ndërkohë ushtria izraelite ka nisur edhe ofensivë tokësore në Gazë.

Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, mbi 11.000 njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Gazën e rrethuar.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika