Oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin më sfidues në ShBA

Nëntoger Egzon Elshani ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues që organizon ushtria amerikane Ranger

Nëntoger Egzon Elshani ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues që organizon ushtria amerikane.

“Ranger School është kursi më i vështirë i ushtrisë dhe edukimi kryesore i lidershipit dhe taktikave të njësive të vogla. Kursi Ranger është një pêrgatitje shumë sfiduese mendore dhe fizike që zhvillon aftësi funksionale të lidhura drejtpërdrejt me njësitë, misioni i të cilave është të angazhojnë armikun në luftime të ngushta dhe betejë të drejtpërdrejtë.

Për 62 ditë, pjesëmarrësit në Ranger stërviten deri në rraskapitje, duke shtyrë kufijtë e mendjes dhe trupit të tyre. Kursi përfshin tre faza (Darby, Mountain dhe Swamp) të cilat ndjekin metodologjinë e trajnimit zvarritje, ecje, vrapim”, ka njoftuar FSK.

Më tej në njoftim thuhet se në fazën “Darby”, studentët trajnohen për operacionet e skuadrës dhe përqendrohen në misionet e pritës, operacionet e bazës së patrullimit dhe planifikimin, para se të kalojnë në operacionet e togave.

“Në fazën malore, ata zhvillojnë aftësitë e tyre në nivel togu për të përmirësuar dhe përfunduar stërvitjen e tyre në fazën e Kënetës. Dhe pas këtyre fazave, pjesëmarrêsit Ranger janë të aftë në udhëheqjen e operacioneve luftarake të skuadrës dhe togës në të gjitha klimat dhe terrenet. Rangers janë ushtarak më të trajnuar, më të aftë, dhe të përgatitur për të shërbyer dhe udhëhequr ushtarët në pozicionin e tyre të ardhshëm të detyrës”, thuhet tutje në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke e mbështetur FSK-në, në ngritjen e kapacitetve profesionale ushtarake në të gjitha fushat e zhvillimit.

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika