Oficeri i FSK-së e shpëton nënën dhe vajzën e tij nga mbytja në detin e Shëngjinit

Oficeri i FSK-së, nënkolonel Bexhet Shala, ka shpëtuar nënën dhe vajzën e tij nga mbytja në një nga plazhet e qytetit të Shëngjinit në Shqipëri

Ilustrim

Oficeri i FSK-së e ka shpëtuar nënën dhe vajzën e tij nga mbytja në një nga plazhet e qytetit të Shëngjinit në Shqipëri.

Këtë e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, duke thënë se kjo ka ndodhur falë vigjilencës, zgjuarsisë, intervenimit të shpejtë dhe vetëmohues të oficerit të FSK-së, nënkolonel Bexhet Shala.

“Ngjarja ka ndodhur në një nga plazhet e qytetit të Shëngjinit në Shqipëri, ku nënkolonel Shala ishte për pushime me familjen tij. Në momentin kritik, nënkolonel Shala ka vërejtur lëvizje jo normale të dy personave që ishin në ujë, me një distancë prej rreth 70 metrash, ku ka konstatuar se ato po luftonin me jetën”, ka shkruar Mehaj.

Ministri Mehaj ka thënë se nënkolonel Shala e ka bërë këtë “falë shkathtësive dhe aftësive të tija personale dhe profesionale, përvojës së tij gjatë luftës në Kosovë si dhe leksioneve të shumta për vigjilencën në situata të ndryshme, si në luftë ashtu edhe në kohë paqe”.

Mehaj ka shtuar se ushtarakët e FSK-së me besnikëri bartin betimin e tyre, në shërbim të popullit dhe atdheut.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika