OKB: Të paktën 67 fëmijë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i armëpushimit, 64 mijë të tjerë që nga 2023-ta

Të paktën 67 fëmijë palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës që nga hyrja në fuqi e një marrëveshjeje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar, thotë Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

Duke folur gjatë një konference për shtyp në Gjenevë të premten, zëdhënësi i UNICEF-it, Ricardo Pires, tha se numri i të vdekurve përfshin një vajzë të vogël që u vra në një sulm ajror izraelit në një shtëpi në Khan Younis të Gazës jugore të enjten, shkruan Aljazeera, transmeton Dukagjini.

Gjithashtu u përfshin shtatë fëmijë të tjerë të vrarë një ditë më parë, ndërsa Izraeli kreu një valë sulmesh në të gjithë enklavën.

“Kjo është gjatë një armëpushimi të rënë dakord. Modeli është tronditës,” u tha Pires gazetarëve për numrin e të vdekurve që nga 11 tetori, dita e parë e plotë e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.

“Siç e kemi përsëritur shumë herë, këto nuk janë statistika: Secili ishte një fëmijë me një familje, një ëndërr, një jetë – të ndërprerë papritur nga dhuna e vazhdueshme.”

Fëmijët palestinezë kanë mbajtur peshën kryesore të bombardimeve të Gazës nga Izraeli, me UNICEF-in që vlerësoi muajin e kaluar se 64,000 fëmijë janë vrarë dhe plagosur në sulmet izraelite që nga fillimi i luftës në tetor 2023.

Organizara “Save the Children” raportoi këtë javë se, në vitin 2024, mesatarisht 475 fëmijë palestinezë “vuajtën nga paaftësi të përjetshme” çdo muaj si pasojë e luftës, duke përfshirë lëndime traumatike në tru dhe djegie.

Të fundit nga rubrika