OLV e UÇK-së kujton dëshmorët e rënë në shkurt

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kujtuar të rënët gjatë luftës çlirimtare në muajin shkurt, duke vlerësuar sakrificën e tyre të paharrueshme për lirinë e vendit.

“Kur dimri rëndonte mbi tokën e Kosovës dhe fryma e lirisë përplasej me furtunat e pushtimit, bijtë më të mirë të këtij vendi u ngritën si dritë në terr. Ata nuk pritën pranverën, ata u bënë pranvera,” thuhet në njoftimin e organizatës.

Dëshmorët e nderuar janë: Avdullah Nika, Maliq Karaqica, Qerim Jashari, Ali Paqarizi, Arben Saliuka, Driton Loku, Gafurr Loku, Besnik Restelica, Avdyl Pajaziti, Fatmir Sezairi, Gazmend Baliu, Muhamet Gashi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli, Naser Gjeli, Rexhep Rexhepi, Albesian Mataj dhe Hetem Hasaj.

Organizata thekson se kujtimi i tyre mbetet një obligim i përhershëm.

“Ne i kujtojmë, i nderojmë dhe i mbajmë të gjallë në çdo hap të përpjekjes sonë për dinjitet, drejtësi dhe ruajtje të vlerave të luftës tonë çlirimtare.”

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika