“One man show”, Haziri: Kurti i ka vendosur sanksione opozitës

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shprehur kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ai po vepron i vetëm në procesin e dialogut me Serbinë dhe se ka vendosur "sanksione" ndaj opozitës. Haziri gjithashtu ka theksuar se Kurti nuk ka qenë transparent në draftin e propozuar për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, i ka vendosur “sanksione” opozitës sa i përket dialogut dhe se po vepron i vetëm në këtë aspekt.

Sipas tij, Kurti dhe Qeveria janë duke e mbajtur fshehur draftin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të propozuar nga pesshja euro-amerikane.

“Ne nuk mund të paragjykojmë diçka që nuk kemi parë. Ajo që dokumenti parasheh dhe në atë që është zbardhur nga burokratët politik të BE-së bëhet fjalë për një vendim të rëndësishëm sepse Kurti ka thënë një “Po” të fortë përfundimisht pas dy vitesh e gjysmë pjesëmarrje në dialog por e ka kushtëzuar me nënshkrim. Po presim ngjyrën në letër sepse e dimë që është një lojë politike. Serbia është një tabor politik më të disfavorshëm sepse ngjarja e 24 shtatorit i dha Kosovës që të jetë në një pozicion kërkues në bisedime, dhe ky është minimizuar vetëm në nënshkrim dhe Kurti ka dështuar në këtë pozicion të ri politik që Kosova ka fituar falë profesionalizmit dhe zbatimit të operacionit nga policia e shtetit”, ka thënë Haziri në nj intervistë për “abcnews”.

Më tej Haziri ka thënë se mbështetje nga LDK-së për Qeverinë sa i përket dialogut nuk nënkupton pafundësi.

“BE ka konfirmuar edhe njëherë se palët janë të kushtëzuara me normalizim, normalizimi nënkupton progres në dialog, progres nuk ka dhe pritjet janë të tjera. Kurti ka vendosur sanksione ndaj opozitës dhe këto masa politike po e vështirësojnë shumë edhe rolin e opozitës sepse kemi qëndruar besnik, si LDK, mbështetës për dialog. Mbështetja për dialog është blanko, nuk nënkupton marrëveshje të keqe apo thyerje të parimeve të negociatave apo platformës së negocimit në atë që nuk preket karakteri unitar i organizimit kushtetues por preket sovraniteti, nuk preket kufiri atë që Kosova ka mbërritur si progres prej 17 shkurtit. Nëse këto preken atëherë nuk ka mbështetje. Por mbështetja për dialog nuk nënkupton pafundësi. Kurti po vazhdon të mos sjellë karshi krejt situatës në parimin one man show dhe kjo ka përjashtuar të gjithë të tjerët nga dialogu”, ka thënë më tej Haziri

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika