Operacion policor kundër trafikimit të drogës në Prizren e Gjakovë, arrestohen disa të dyshuar

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në disa lokacione në Prizren dhe Gjakovë kundër trafikimit të drogës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se ka arrestime dhe se është konfiskuar një sasi e substancave narkotike

Policia e Kosovës

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga Policia e Kosovës, ka realizuar operacion policor në disa lokacione në Prizren dhe në Gjakovë.

Kështu ka bërë të ditur për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka theksuar se operacioni ka rezultuar me arrestimin e disa personave të dyshuar dhe me konfiskim të narkotikëve.

“Mund të konfirmojmë se bazuar në urdhëresën e organeve të drejtësisë, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga njësitet relevante policore kanë realizuar operacion policor në disa lokacione në Prizren dhe Gjakovë”, ka thënë Kelani.

“Operacioni policor ka rezultuar me arrestim të personave të dyshuar, me konfiskim të narkotikëve dhe gjësendeve tjera, për të cilat do të njoftoheni pas përfundimit dhe kompletimit të rastit”, ka thënë tutje ai.

Sipas tij, detajet mbi të arrestuarit dhe substancat e konfiskuara do të publikohen pasi të përfundojë hetimi dhe të plotësohet dosja e rastit.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika