Operacioni antidrogë i Policisë – Arrestohen tre persona, njëri zyrtar policor

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion antidrogë, duke arrestuar tre persona, përfshirë një zyrtar policor

Ilustrim

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka realizuar operacionin e koduar “Freeshopi”, duke arrestuar tre persona të dyshuar, përfshirë një zyrtar policor.

Pas hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, policia ka gjetur rreth 370 gram substancash narkotike, një peshore, tri thika dhe 4,870 euro gjatë kontrollit të të dyshuarve.

“Gjatë realizimit të planit taktik antidroga e Policisë së Kosovës e mbështetur edhe nga njësitet për reagim të shpejtë (NJRSH) tek personat e dyshuar dhe gjatë kontrollit në trup dhe në lokacionet të tyre ka gjetur sasi e substancave narkotike me peshë rreth 370 gram, një peshore, tri thika dhe para të gatshme (4870) euro”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftimin e PK-së, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), është njoftuar për përfshirjen e zyrtarit, ndërsa tre të arrestuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejshme ligjore.

“Lidhur me përfshirjen e zyrtarit policor në këtë rast menjëherë është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), për procedura të mëtejme. Në konsultim me Prokurorin nga Departamenti i Krimeve të Rënda është iniciuar rasti dhe tre personat e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes për proceduar të mëtejme ligjore. Rasti mbetet të hetohet nga antidroga e Policisë së Kosovës (PK), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Rasti do të hetohet nga njësitë përkatëse të Policisë dhe Prokurorisë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika